0_Sport,PortalSport

Edison Demaj rikthehet në ring dhe premton tituj

Synim i tij janë edhe titujt që premton shumë shpejt do i ketë në vitrinat e tij. Tani 27 vjeçari ka për trajner një legjendë të boksit botëror, kampionin e botës Huan Carlos Gomez ku nga ai pret të mësoj shumë dhe të njëjtat ti aplikoj edhe në ring.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Pas 1 viti e gjysmë në ring po kthehet kampioni i cili është i etur pas fitoreve të reja. Bëhet fjalë për Edison Demaj një djalosh i cili me prejardhje është nga Jablanica e madhe e Pejës por i lindur dhe i rritur në Osnabruk të Gjermanisë. Ai me sportin e boksit ka filluar qysh nga mosha 15 vjeçare ku edhe ka arrit suksese të njëpasnjëshme në boksin amator, ku më pas ka kaluar edhe në atë profesionist ku ka shënuar 3 fitore 1 humbje. Mirëpo, humbja e tij e fundit pak e ka goditur dhe mërzitur andaj edhe ka bërë një pauzë për të rikthyer tani dhe për të kërkuar revansh por edhe suksese të reja. Demaj për “Arena Ring” thotë se tani pret mbështetje edhe nga sponsorët por edhe mbështetësit e tij që të arrij qëllimet. Synim i tij janë edhe titujt që premton shumë shpejt do i ketë në vitrinat e tij. Tani 27 vjeçari ka për trajner një legjendë të boksit botëror, kampionin e botës Huan Carlos Gomez ku nga ai pret të mësoj shumë dhe të njëjtat ti aplikoj edhe në ring.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët mu këtë̈ sport? 

Demaj: Me sportin e boksit kam filluar të merrem qysh nga mosha 15 vjeçare, sepse qysh në fëmijëri më ka tërhequr ringu kurse motiv kam pasur edhe prindin tim me të cilin gjithnjë i përcjellim së bashku ndeshjet. Ndërkohë i adhuroja shumë edhe filmat e asaj kohe me Jean Claude Van Damm, Bruce Lee, Chackie Chan e Rocky.

Në cilin klub u regjistruat dhe kush ishin trajnerët e tu ?  

Demaj: Hapat e para në boksin amator i kam filluar në TSV Ëallenhorst, ku trajner kryesor kam pasur Horst Klose dhe dy ndihmësit e tij, Ralf Dörjes dhe Bajram Shala.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj  

Demaj: Të them drejtën ka qen shumë kohë e shkurtë, diku 6 muaj ushtrime intensive kur trajneri më njoftoi se do futem në ring. Normal si fëmijë kam pas emocionet fillestare pasi u ndesha me një kundërshtar me më shumë përvojë, e humba ndeshjen mirëpo kjo humbje më dha shumë motiv për të vazhduar maksimalisht me boksin. Nga debutimi im mësova që stërvitjet dhe ndeshja kane dallim të madhe. Dhe kështu mezi pritja të hyja sërish në ring dhe te filloj me fitoret. Ashtu edhe ndodhi pasi kam pas shumë suksese në boksin amator dhe pas shumë viteve të kaluara në at nivel, vendosa që karrierën time ta vazhdoj në boksin profesionist, sepse boksi për mu nuk ishte vetëm një Hobby por gjithmonë e kam pasur në zemër. Dua të ceki se e adhuroja shumë Luan Krasniqin si dhe mbështetjen e shikuesve për te. Ëndërroj gjithmonë qe një dite të kam edhe unë atë mbështetje.

Sa është̈ i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton ?  

Demaj: Në Hamburg të Gjermanisë ky sport është shume i zhvilluar, është vendi ku kanë dal disa nga bokserët më të njohur si Luan Krasniqi, vëllezërit Klitchko si dhe Juan Carlos Gomez i cili është tani edhe trajneri im, ku i kam arrit qëllimet e tyre.

Sukseset e juaja në boksin amator dhe profesional? 

Demaj: Në karrierën time si amator i kam zhvilluar 72 ndeshje ku prej tyre kam fituar 44 ndeshje dhe 5 barazime. Sukseset më i madh është titulli Kampion i Gjermanisë veriore, si dhe disa tituj te komunës Niedersachsen. Poashtu edhe sfidat në Kontinente të tjera si në Afrikën Jugore ishte një inspirim shume i madhe për mua. Ne boksin profesionist për momentin kam zhvilluar 4 ndeshje, ku prej tyre 3 fitore dhe 1 humbe të pa merituar pasi gjyqtarët ma morën fitoren e sigurt. 

Ndeshja e radhës dhe planet e juaja? 

Demaj: Për momentin është vështire të flas për ndeshjen e radhës sepse për momentin është gjithçka e bllokuar nga Kriza e Corones. Por un kam filluar tani me stërvitjet dhe shpresoj të mbaroj pandemia sa më shpejt dhe të bëj rikthimin në ring që e planifikojmë me Trajnerin tim. Planet e mija janë pra te rikthehem sa ma shpejt ne Ring si dhe ti kërkoj kundërshtarit tim të fundit revansh pasi ajo humbje e pamerituar më ka godit madje edhe emocionalisht dhe dua që ti rregulloj gjërat.

Pritni të keni mbështetje nga fansat dhe sponsorët?  

Demaj: Shpresoj se në vazhdim që ti kem gjithmonë mbështetësit e mi pas shpine dhe jo vetëm ata qe ishin deri me tani po te bëhen edhe më shume. Ne Ring je luftëtar i vetëm por as aty s’mundesh të bësh asgjë pa mbështetësit. Shpresoj që të mbështetë edhe nga sponsor te ri, që besojnë dhe dëshirojnë të arrijmë bashkë sa ma larte. Un e përdori shumë fjalën e Angelo Dunde që mbështetës janë ata që janë në palestër e te përkrahin.Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ? 

Demaj: E gjithë familja ime e ka pranuar boksin dhe gjithmonë më kanë mbështet kudo që jam paraqit. Përveç mamit tim, e cila asnjëherë nuk e dëshironte këtë sport.

Sa keni bashkëpunim me sportistët tjerë në Kosovë- Shqipëri dhe jashtë saj? 

Demaj: Në Kosovë dhe Shqipëri fatkeqësisht nuk kam bashkëpunime me sportist të tjerë. Në Gjermani bashkëpunoj shumë me Sherif Morina qe është për mua si vëlla i madh dhe shumë boksier të tjerë.

Ndjenja jote më e mirë nga ky sport dhe më e keqja ? 

Demaj: Do filloj me ndjenjën më të keqe, ajo ishte humbja ime e ndeshjes se fundit në pro boks. Dhe ndjenja më e mire që ekziston, aty flas për çdo boksier janë fitoret dhe ndjenja se nuk je lënduar. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close