Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Edicioni i 25-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Bletëzat”

Në Qendrën e Kulturës "Iljo Anteski-Smok" në Tetovë u mbajt Edicioni i 25-të i Festivalit më të vjetër të Këngës për Fëmijë në gjuhën shqipe "Bletëzat".

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Në Qendrën e Kulturës “Iljo Anteski-Smok” në Tetovë u mbajt Edicioni i 25-të i Festivalit më të vjetër të Këngës për Fëmijë në gjuhën shqipe “Bletëzat”.

Të pranishmit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se tashmë 25 vjet, Festivali dhe Kënga për Fëmijë janë një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë së pafund të interpretuesve të rinj ndaj muzikës, nëpërmjet së cilës shndërrohen dëshirat, gëzimet, përjetimet, ëndrrat, dashuritë, mallëngjimet e fëmijëve…

Ismaili shtoi se shumë nga muzikantët tanë në këtë festival i kishin fillimet e tyre të para, ndërsa u shpreh i bindur se edhe shumë yje të rinj të muzikës do të vazhdojnë t’i ndjekin gjurmët e tyre, ndërsa Ministria e Kulturës është gjithmonë këtu për ta dhënë mbështetjen e saj për punën e tyre.

Ai, me këtë rast e uroi organizatorin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij festivali ndër vite. mb/

Back to top button
Close
Close