BallkanBallkan.Portal

Edhe zëvendëskryeministri Selmanaj rezulton pozitiv me Kovid-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Kovid-19.

Prishtinë, 4 gusht 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Kovid-19.

“Dje e kam bërë testin për Kovid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam asimptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.

Selmanaj, tash është izoluar.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj, njofton Koha.net.

Deri tash, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus, derisa disa prej tyre janë shëruar. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dalë pozitiv.

Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar. fab/

Back to top button
Close
Close