0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Edhe Zaevi edhe Mickoski presin fitore bindëse më 15 korrik

Presim fitore bindëse zgjedhore, duke fituar shumicë parlamentare prej mbi 61 deputetësh, me çka do të mund të formohet Qeveri pa kushte, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sontëm televiziv me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TVM.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Presim fitore bindëse zgjedhore, duke fituar shumicë parlamentare prej mbi 61 deputetësh, me çka do të mund të formohet Qeveri pa kushte, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sontëm televiziv me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TVM.

“Unë jam i bindur se do të fitojmë shumicë të madhe, nuk është e pamundur të fitojmë edhe shumicë parlamentare prej 61 deputetëve, ne e kemi koalicionin më të gjerë multietnik, komplet me të gjitha bashkësitë etnike të përfaqësuara brenda, por jam i bindur se do të kemi numër të mjaftueshëm të deputetëve që të mund pa kurrëfarë kushtesh me të tjerët të negociojmë dhe të bëjmë shumicë parlamentare dhe qeveri të re”, tha Zaev.

Në fitore zgjedhore beson edhe Mickoski, por thotë se nuk dëshiron të flasë tani për numra. Ai pret që VMRO-DPMNE të marrë mbështetje bindëse nga qytetarët dhe ta mposhtë LSDM-në më 15 korrik.

“Unë këtë e thash edhe në një emision para disa ditëve. Unë nuk dua të flas për numra, por do të doja të flas më shumë për thelbin, pasi numrat do t’i shohim saktë kur të vijë 15 korriku dhe do ta shohim vullnetin e qytetarëve. Unë jam i bindur në fitore të koalicionit, të cilin do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja, supozoj se kundërshtari i ynë politik është i bindur se ata do të fitojnë dhe tani këtu e dini, krijohet një lloj i kakofonisë”, tha Mickoski. bsh/

http://play.mrt.com.mk/live/42

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close