0_Magazinë.PortalSkena

Edhe yjet po protestojnë kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit në SHBA

- Shumë personalitete të njohura të SHBA-së u përfshinë në protestat kundër brutalitetit të policisë dhe kundër racizmit në vend. Në mesin e yjeve të cilët dolën në rrugë, janë edhe: aktorët e Hollivudit Xhejmi Foks, Tesa Tompson, Nik Kenon, këngëtarja Kamilla Kabello.

Minesota, 3 qershor 2020 (MIA) – Shumë personalitete të njohura të SHBA-së u përfshinë në protestat kundër brutalitetit të policisë dhe kundër racizmit në vend. Në mesin e yjeve të cilët dolën në rrugë, janë edhe: aktorët e Hollivudit Xhejmi Foks, Tesa Tompson, Nik Kenon, këngëtarja Kamilla Kabello.

“Ne nuk frikohemi që të qëndrojmë para rezistencës. Nuk frikohemi nga çasti!” deklaroi fituesi i Oskarit Xhejmi Foks në fjalimin e tij në Mineapolis.

Nik Kenon në protestat në kryeqytetin Minesota, doli me bluzë me mbishkrim “Ju lutem, nuk mund të marr frymë” – fjalët e fundit të zezakut Xhorxh Fllojd që para një jave ishte vrarë nga një polic dhe me fotografi të viktimës.

Kamila Kabelo dhe Shon Mendes marshuan në Majami.

Të tjerët, shprehën mbështetje në Tuiter dhe Fejsbuk. Aktorja Bllejk Llajvi për vete tha se i vjen keq që në të kaluarën, ata si të bardhë, ishin shumë pak të informuar për racizmin e sistemit dhe se kishin bërë shumë gabime në atë drejtim.

“Do të tentojmë që t’i mësojmë fëmijët tanë ndryshe nga ajo që na mësonin neve prindërit tanë”, tha ajo në komentin e saj.

Mes të tjerëve të cilët i mbështetën protestat janë edhe Riz Uiderspun, Ariana Grande, Ketrin Hajgëll, e cila ka birësuar një fëmijë të racës së zezë, dhe shumë të tjerë. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close