0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Edhe tre ditë fushatë parazgjedhore, BDI thotë se ideja për Kryeministrin e parë shqiptar nuk është shaka, ndërkaq, edhe “Mundemi” edhe “Ripërtëritja” premtojnë se pas 15 korrikut vijën katër vitet më të mira

Fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në orën 24:00 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa deri atëherë partitë politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare intensivisht në takime me qytetarë tentojnë t'ua sqarojnë programet e veta zgjedhore dhe me premtime për përmbushjen e tyre ta fitojnë besimin më 15 korrik. Në përfundim të fushatës zgjedhore pothuajse çdo ditë publikohet edhe të ashtuquajturat "audio bomba", përmes të cilave zhvillohet edhe një betejë tjetër për fitore më 15 korrik.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në orën 24:00 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa deri atëherë partitë politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare intensivisht në takime me qytetarë tentojnë t’ua sqarojnë programet e veta zgjedhore dhe me premtime për përmbushjen e tyre ta fitojnë besimin më 15 korrik. Në përfundim të fushatës zgjedhore pothuajse çdo ditë publikohet edhe të ashtuquajturat “audio bomba”, përmes të cilave zhvillohet edhe një betejë tjetër për fitore më 15 korrik.

Karvani “Realizo Ëndrrën”  ka tubuar sonte në kryeqendër në Shkup mijëra aktivistë, simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim, para të cilëve u bë prezantimi i programit zgjedhor në kuadër të fushatës  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të këtij viti.

Qytetarëve  të Shkupit me rrethin me fjalimet e tyre për të arriturat e Bashkimit Demokratik për Integrim  si dhe për punët që pritet të bëhen në kapitullin e ri që po hapet për Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë përbërje të re qeveritare pas 16-të korrikut, me fjalime u paraqitën kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish-kryetari i Komunës së
Çairit, Izet Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kandidati për postin e kryeministrit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Naser Ziberi i urojë mirëseardhje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti  në Shkupin e Dardanisë së Ilirisë, në kryeqytetin e Vijaletit të Kosovës, Jashar Beut, në qytetin e Azem Maranës dhe komandant Memishit.

“Në këtë aspiratë unë ju bind qytetarë të nderuar se nuk mund askush të pengoj dhe të ndal vullnetin dhe dëshirën e Ali Ahmetit. Kjo mbështetje plebishitare e popullit shqiptar  më ngarkon me përgjegjësi për të ju dalë zot premtimeve. Kjo peshë më lehtësohet   kur shohë së çfarë kandidat për deputet kemi propozuar, çfarë zonja dhe zotëri të deputetëve të mundshëm që do të na stolin parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Jam thellë i bindur se votuesit nuk do të kenë dilemë se këndë do ta mbështesin pasi përvoja dhe besnikëria e tyre janë garanci më e mirë se atë që e premtojmë dhe e realizojmë”, nënvizoi Ziberi.

Ziberi gjatë fjalimit të tij u Zotua se para të pranishmëve se do të qeverisë vendin me dinjitet dhe se do të bëjë kthesë radikale në mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

“Qeverinë do ta shndërroj në një servis të qytetarit dhe jo një pushtet mbi vullnetin e tyre.  Zotohem se do të qeverisë me përgjegjësi dhe çdo premtim të bërë ta bëjë realitet. Vetëm kështu do ta vazhdojmë  të marrim besimin e dhënë për Ali Ahmetin dhe BDI dhe kjo do të jetë një garanci e mirë për të ju dhënë mësim të gjithë atyre që dyshojnë në këto premtim. Andaj i lus të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike që të mos frikësohen nga kërkesa jonë për barazi, pasi barazia është në interes të çdo kujt dhe asnjë maqedonas nuk do të mund të ndjehet rehat në rast se mbetet në konceptet e mikura.  Përkundrazi të gjithë qytetarët do të jenë më rehat sepse me konceptet tona për barazi do ti sjellim vendit tonë siguri dhe këtë e kemi dëshmuar disa herë edhe kur vetë propozonin ata ndarjen e shtetit ku ju  ia dolët përballë duke kundërshtuat idetë e këtilla”, theksoi Ziberi.

Qytetarëve të tubuar në sheshin e Shkupit, kandidati për kryeministër Naser Ziberi ju bëri thirrje që të votojnë numrin 9-të pasi me të kontribuojnë drejtpërdrejt mos të jetë udhëheqës Zorani e as Hristijani.

“Andaj ju bëjë thirrje që ti jepni mbështetje kësaj që të bëhet realitet dhe kundërshtarëve tjerë ju them që të mos frikësohen nga konkurrenca jonë pasi ju zotëri jeni në rrugë të gabuar sepse dëshironi ta frenoni këtë koncept të barazisë dhe ai që është kundër barazisë është i destinuar të humb betejën ndërkaq ai që lufton për  konceptin e barazisë ai ka mbështetjen të popullit dhe Zotit. Ti shfrytëzojmë këto ditë të fundit ta bëjmë votën shqiptare dhe jo vetëm shqiptarëve, unike në këtë koncept të madh për barazinë e plotë”, përfundoi Ziberi.

Kandidati për Kryeministrin e parë shqiptar, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën” rrugën e tij e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, komunën e Haraçinës dhe në Hasanbeg.

Banorët e këtyre komunave në bisedë të drejtpërdrejtë me Ziberin kishin mundësi që haptas ti shprehin vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet që ata kishin, gjithashtu ata patën mundësi edhe të gjejnë përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre, për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe idetë që ata i kanë për të ardhmen.

Me bashkëbiseduesit e tij Ziberi diskutoi edhe për zotimet e tij për 100 ditëshin e parë të mandatit të tij, rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur qytetarëve idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Ziberi nga banorët e këtyre rajoneve kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike. 

Edhe Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, parti kryesuese e koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, parti që e kryeson koalicionin “Mundemi” paralajmërojnë se me fitoren e mundshme më 15 korrik vijnë katër vitet më të mira për shtetin tonë.

Karvani i koalicionit “Mundemi” i kryesuar nga LSDM sot programin e vet do ta prezantojë në Karposh të Shkupit dhe në Manastir, përderisa koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Ripërtëritje e Maqedonisë” me  aktivitete të veta zgjedhore do të jetë në Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë.

Nga LSDM dhe koalicioni “Mundemi” theksojnë se ky koalicion din, dëshiron dhe mundet të fitojë, të hapërojë drejt rrugës euroatlantike, një ekonomie më të mirë, rrogave më të larta, pensioneve, ndihmës më të lartë sociale, investime më të mëdha në projekte infrastrukturore… Ka vizion të qartë dhe perspektivë të ndërtojë unitet, në vend se të rrënojë, të ndërtojë ura dhe miqësi.

Në Shuto Orizarë fiton koalicioni “Mundemi”, fiton uniteti dhe bashkimi. Gjithnjë e kam nderin që të flas para popullit rom, e dimë se mundemi edhe më shumë dhe më mirë, të gjithë të tjerët vijnë, gënjejnë dhe largohen pas zgjedhjeve, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunë mbrëmë në Shuto Orizarë.

Zaevi foli për Marrëveshjen e Prespës, për marrëveshjen me Bullgarinë, por edhe për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, duke potencuar se në unitet qëndron fuqia. Theksoi se janë arritur dy qëllimet strategjike anëtarësimi në NATO dhe hapja e kapitujve për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa është konfirmuar edhe korniza e bisedimeve.

Bartësi i Listës në NJZ 2, Oliver Spasovski, në tribunën e qytetarëve sonte në Shuto Orizarë porositi se kjo është tribunë në sy se fitorja e madhe e së ardhmes së vendit tonë është 15 korriku.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dje në Tetovë i cekën propozimet në pikëpamje të integrimit në NATO dhe BE.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Billa Kasami dje së bashku me Zaevin në Tetovë, theksoi se ideja e madhe për Maqedoni evropiane siç i ka bashkuar dy partitë para zgjedhjeve, do të jetë udhërrëfyese edhe për katër vitet në vijim.

Fokusi i qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së do të jetë kryesisht në ekonomi, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski duke marrë pjesë në emisionin debativ në TV 24. Mickoski shtoi se fokusi do të vihet në ekonomi sepse një shtet i fuqishëm ekonomik mund të jetë shtet i cili praktikisht do t’i bashkojë edhe ndjenjat e njerëzve por edhe ambiciet e tyre.

Prioritet i Qeverisë së re të VMRO-DPMNE-së do të jetë edhe investimi në ndërtim dhe ripërtëritje të infrastrukturës rrugore, u premtojnë qytetarëve nga Koalicioni “Ripërtëritja”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë në një tubim në komunën e Shkupit të Aerodromit tha se kushdo që do të votojë për LSDM-në më 15 korrik, në të vërtetë do të votojë për shkatërrimin e Maqedonisë sepse Maqedonia, tha ai, është “në tryezën” e koalicionit LSDM dhe Besa.

Hapi i parë, tha ai, është federalizimi, ndërsa hapi i dytë është “shkatërrimi përfundimtar i Maqedonisë”.

“Unë besoj në atë pireun, që zgjohet tek secili prej nesh, në atë rezistencë që e bartë secili prej nesh  dhe vendosmërinë për të ndaluar dhe luftuar për ëndrrën e tyre. Gjatë rrugës, do t’ju thonë se po përpiqeni më kot dhe kjo nuk duhet t’ju dekurajojë, gjithashtu duhet t’ju motivojë që të vazhdoni të luftoni për ëndrrën, për Maqedoninë tonë ashtu siç dëshiron të jetë. Kjo është arsyeja pse ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni pranë nesh, të qëndroni me ne dhe le të çlirojmë së pari Maqedoninë”, kërkoi Mickoski nga qytetarët e Aerodromit.

Gordana Siljanovska-Davkova, bartëse e listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë e parë zgjedhore, tha në tubimin në Aerodrom se partia, e quajtur Lidhja Socialdemokratike, është bërë parti e, siç tha ajo “socialdemoralizuar dhe socialshkatërruar”. ab/

 

Back to top button
Close
Close