BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Edhe “Shevron” e braktis Venezuelën

Administrata në SHBA  i urdhëroi  kompanisë amerikane të naftës "Shevron" të ndalet me prodhimtarinë e naftës në Venezuelë, lajmëroi sot Si-En-En.

Uashington, 23 prill 2020 (MIA) – Administrata në SHBA  i urdhëroi  kompanisë amerikane të naftës “Shevron” të ndalet me prodhimtarinë e naftës në Venezuelë, lajmëroi sot Si-En-En.

“Shevron” në Venezuelë punon me dekada si kompania e vetme amerikane e pranishme atje  pas sanksioneve të SHBA-së kundër  kompanisë shtetërore të naftës  të këtij vendi (PDSVA). Kompania  kishte licencë ekskluzive nga Ministria e Financave të SHBA-së të punojë në Venezuelë.

Siç lajmëroi televizioni,  kjo ndoshta do të ketë ndikim të vogël në punën financiare të “Shevron”, por është kritike për industrinë e naftës në Venezuelë  e cila është në kolaps, edhe pse vendi i posedon  rezervat  më të mëdha të dëshmuara  të naftës në botë.

Edhe pse ka shumë naftë, ekonomia e Venezuelës në dekadën e fundit është në situatë zhgënjyese, gjatë gjithë kohës ka kufizime të energjisë elektrike ndërsa populli përjeton  krizë të madhe humanitare.

Në periudhën e fundit,  shumë kompani amerikane e braktisën vendin. Mes tyre janë edhe “EksonMobajn” dhe “KonofoFilips” të cilat  e braktisën vendin prejse ish  presidenti Hugo Çavez  i nacionalizoi  fushat e naftës të menaxhuara nga kompanitë e huaja.

Pas humbjeve të mëdha në vlerë prej 1.4 miliard dollarë, në vitin 2015 nga vendi u largua edhe “Pepsi ko”. kb/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close