BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Edhe pse pranoi më së shumti goditje në debat, Sanders me gjasa të mira për ta fituar Karolinën Jugore

Në debatin e mbrëmshëm të kandidatëve demokratë për president në Karolinën Jugore më së shumti goditje pranoi senatori o pavarur nga Vermonti, Berni Sanders, i cili si favorit, me fitoret në Nju Hempshir dhe Ajova, tani për tani ka gjasa më të mira për fitore.

Uashington, 26 shkurt 2020 (MIA) – Në debatin e mbrëmshëm të kandidatëve demokratë për president në Karolinën Jugore më së shumti goditje pranoi senatori o pavarur nga Vermonti, Berni Sanders, i cili si favorit, me fitoret në Nju Hempshir dhe Ajova, tani për tani ka gjasa më të mira për fitore.

Se ai ka gjasa të mira ta fitojë edhe Karolinën Jugore, merret vesh nga anketa më e re e agjencisë Rojters dhe konsulentëve Ipsos.

Zgjedhjet për atë se kë do të nominojnë demokratët për kandidat presidencial në shtetin federal janë të shtunën. Në anketat e deritanishme Sanders ishte barazuar me ish-nënpresidentitn Xho Bajdën, por anketa më e re tregon se pozita e tij përforcohet për shkak se votat nga Bajdën mund të shkojnë tek një pjesëmarrës tjetër në garë, Tom Stajer.

Miliarderi Stajer shlenzoi dhjetëra milionë dollarë për ta rritur popullaritetin e tij tek komuniteti afroamerikan, rreth gjysma e elektoratit demorkatik në Karolinën Jugore.

Sipas vëzhguesve, kjo mund ta ndihmojë Sandersin  në garën me Bajdenin. Kështu hulumtimi i mendimit publik i Rojters-Ipsos tregon se Sanders për herë të parë arriti popullaritet më të madh tek komuniteti afroamerikan se sa Bajdën.

Sipas hulumtimit, të mbajtur më 19-25 shkurt, 26 për qind e demokratëve të regjistruar dhe të pavarurve treguan se në zgjedhjet e së shtunës do të votojnë për Sandersin, 15 për qind prej ytre thanë se do të votojnë për miliarderin Majkëll Bllumberg, përderisa 14 për qind për Bajdën.

Me këtë, Sanders për herë të parë gjatë tre javëve të shkuara iu largua konkurrentëve të tjerë seriozë dhe arriti popullaritet dyshifror.

Për demokratët, karakteristikë e rëndësishme për kandidatin presidencial është që ai ta meritojë të zgjidhet. Sipas anketës, 26 për qind e demokratëve konsiderojnë se Sanders ka më shumë aftësi dhe merita për t’u zgjedhur, pas tij është Bllumberg me 20 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bajdën me 17 për qind.

Në garën hipotetike Sanders-Tramp, epërson senatori nga Vermonti, Nga të gjithë votuesit e regjistruar, përfshirë edhe republikanët, 47 për qind u përgjigjën se do ta votonin Sandersin, prëderisa 40 për qind presidentin aktual.

Në garë të ngjashme hipotetike, sipas anketës, fitore do të korrnin edhe të tjerë kundërkandidatë të Trampit, si Bajdën dhe Bllumberg. Bajdën do të fitonte me shtatë për qind epërsi, si Sandersi, ndërsa Bllumbergu me katër. ab/

Back to top button
Close
Close