BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Edhe pavarësisht infektimit Siria e shtynë lirimin e të burgosurve

Siria e shtynë lirimin e të burgosurve, si pjesë e amnistisë që e shpalli presidenti Bashar al-Asaj për shkak të frikës së infeksioneve masive nëse koronavirusi përhapet në burgjet e mbushura, kumtuan sot grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Damask, 6 prill 2020 (MIA) – Siria e shtynë lirimin e të burgosurve, si pjesë e amnistisë që e shpalli presidenti Bashar al-Asaj për shkak të frikës së infeksioneve masive nëse koronavirusi përhapet në burgjet e mbushura, kumtuan sot grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Qeveria e Damaskut kumtoi se në vend deri më tani janë regjistruar vetëm 19 raste të koronavirusit dhe dy raste të vdekjes prej tyre, por duke pasur parasysh faktin se sistemi shëndetësor është shkatërruar në luftën civile gati dhjetëvjeçare, Siria ka frikë se nuk do të jetë në gjendje ta mposhtë infeksionin nga koronavirus, transmetojnë mediat britanike.

Javën e kaluar, i dërguari i KB-së për vendin, Geir Pedersen tregoi për rrezikun nga Kovid-19 në burgjet dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.

Amnistinë që Asadit e shpalli më 22 mars e zgjeroi hapësirën e krimeve të përfshira nga amnistia e shtatorit të kaluar.

Grupet për të drejtat e njeriut, megjithatë, kumtuan se vetëm disa qindra njerëz, të burgosur për krime të zakonshme, janë liruar deri më tani dhe i kanë bërë thirrje Damaskut ta ndjekë shembullin e vendeve të tjera, përfshirë aleatin e ngushtë Iranin, i cili ka liruar dhjetëra mijëra të burgosur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

“Në burgjet siriane dhe qendrat e paraburgimit Kovid-19 mund të përhapet shpejt për shkak të kushteve të dobëta sanitare, mungesës së qasjes në ujë të pastër dhe mbushjes së tepërt”, deklaroi  Lin Malouf, drejtoreshë për hulumtime në Lindjen e Mesme në Amenesti interneshenell.

Mediat shtetërore siriane nuk njoftuan se sa të burgosur janë liruar nga burgu, por gjykatësit thanë që qëllimi është të zvogëlohet numri i tyre. ls/shk/

Back to top button
Close
Close