BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Edhe një mjek ndërroi jetë në Shqipëri nga virusi korona

- Në spitalin Shefqet Ndroqi, i njohur si spitali Kovid-2 në Tiranë, ndërroi jetë pulmologu i njohur shqiptar Anibal Biberi (53), i cili së pari mjekohej në kushte të shtëpisë, por para disa ditëve ishte dërguar në spital, ku edhe krahas të gjitha përpjekjeve të kolegëve të tij  ndërroi jetë sot.

Tiranë, 3 gusht 2020 (MIA) – Në spitalin Shefqet Ndroqi, i njohur si spitali Kovid-2 në Tiranë, ndërroi jetë pulmologu i njohur shqiptar Anibal Biberi (53), i cili së pari mjekohej në kushte të shtëpisë, por para disa ditëve ishte dërguar në spital, ku edhe krahas të gjitha përpjekjeve të kolegëve të tij  ndërroi jetë sot.

Biberi shumë vite kishte punuar si mjek edhe në burgun e njohur “302” në Tiranë.

Ai është mjeku i tretë i cili e humbi betejën me virusin e rrezikshëm, pas Arjan Pushit, hematolog i njohur, profesor në fakultetin e mjekësisë në Tiranë, i cili ndërroi jetë më 30 qershor ndërsa pas disa ditëve edhe Hisni Shkjau, mjek amë.

Virusi i rrezikshëm po merr hov gjithnjë e më të madh në Shqipëri, për çka konfirmim është numri dyshifror gjithnjë e më mi madh i të sapoinfektuarve në ditët e para të këtij muaji kur mesatarisht janë regjistruar nga 110 të infektuar.

Në të njëjtën kohë po rritet edhe numri i të vdekurve, mesatarisht nga katër pacientë në dit. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close