BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Edhe ministrja e Drejtësisë dha dorëheqje pas shpërthimit në Bejrut

Ministrja e Drejtësisë e Libanit, Mari-Klod Naxhm sot dha dorëheqje. Ajo është ministrja e tretë që dha dorëheqje pas shpërthimit në portin e Bejrutit me ç'rast e kanë humbur jetën më shumë se 150 njerëz.

Bejrut, 10 gusht 2020 (MIA) – Ministrja e Drejtësisë e Libanit, Mari-Klod Naxhm sot dha dorëheqje. Ajo është ministrja e tretë që dha dorëheqje pas shpërthimit në portin e Bejrutit me ç’rast e kanë humbur jetën më shumë se 150 njerëz.

Ministrja e Informacionit, Manal Abdel Samad dhe Ministri i Mjedisit Katar Demianos dhanë dorëheqje dje.

Një gjykatës hetues sot filloi t’i merrte në pyetje drejtorët e agjencive të sigurisë në Liban për shpërthimin shkatërrues.

Në shpërthimin në Bejrut e humbën jetën të paktën 158 njerëz, ndërsa u lënduan 6000, ndërsa 20 rezultojnë të humbur. Shpërthimi u shkaktua nga 2.700 ton nitrat amoni të ruajtur në portin e Bejrutit gjashtë vjet më parë.

Pas shpërthimit në Liban filluan protestat, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close