EvropëEvropë.Portal

Edhe guvernatori i Lombardisë në karantin, ndihmësi i tij është infektuar

- Guvernatori i rajonit italian Lombardi, Itali, Atilio Fontana, deklaroi se do të vendoset në karantin dy javë pasi është konfirmuar se ndihmësi i tij është pozitiv në koronavirusin e ri.

Milano, 27 shkurt 2020 (MIA) – Guvernatori i rajonit italian Lombardi, Itali, Atilio Fontana, deklaroi se do të vendoset në karantin dy javë pasi është konfirmuar se ndihmësi i tij është pozitiv në koronavirusin e ri.

Fontana këtë e publikoi në një video porosi në Fejsbuk.

Lombardia është vatër e përhapjes së koronavirusit në Itali.

Atje janë paraqitur 400 raste të Kovid-19, që është numri më i madh i të infektuarve në Evropë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close