BallkanBallkan.Portal

Edhe dy ushtarë turq vriten në Idlib

Edhe dy ushtarë turq janë vrarë, ndërsa gjashtë janë lënduar gjatë sulmit të forcave siriane të sigurisë në provincën Idlib, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, me çka numri i ushtarëve të vdekur turq është të paktën 37 gjatë javës së kaluar.

Stamboll, 4 mars 2020 (MIA) – Edhe dy ushtarë turq janë vrarë, ndërsa gjashtë janë lënduar gjatë sulmit të forcave siriane të sigurisë në provincën Idlib, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, me çka numri i ushtarëve të vdekur turq është të paktën 37 gjatë javës së kaluar.

Ushtria turke menjëherë iu përgjigj zjarrit të forcave siriane dhe vazhdoi t’i sulmojë caqet, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave të palës turke arriti në 59 persona për një muaj.

Nga fillimi i operacionit ushtarak të javës së kaluar, Turqia i shkatërroi tre aeroplanë sirianë, tetë helikopterë si dhe mbi 150 tanke, shtoi Ministria turke.

Luftime të ashpra në provincën siriane Idlib shkaktuan vala e re e emigrantëve prej një milion persona drejt Turqisë, pas së cilës Ankaraja i hapi kufijtë drejt Greqisë dhe Bullgarisë. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close