BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Edhe dhjetë ditë për shtrim të kërkesave për subvencione për premi në sigurimin e të mbjellave dhe bagëtisë

Edhe dhjetë ditë zgjat afati për shtrimin e kërkesave për ndihmë të premive në sigurimin, bëri të ditur Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Shkup, 21 gusht 2020 (MIA) – Edhe dhjetë ditë zgjat afati për shtrimin e kërkesave për ndihmë të premive në sigurimin, bëri të ditur Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Sipas Agjencisë, të gjithë bujqit të cilët tashmë i kanë siguruar të mbjellat apo bagëtinë, do të mund deri më 31 gusht të shtrojnë kërkesë për marrjen e mbështetjes financiare për polisat për sigurim. Kërkesat dorëzohen çdo ditë pune në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Përmes kësaj mase shteti subvencionon 60 për qind të mjeteve që bujqit i kanë dhënë për polisat për sigurim të kulturave dhe bagëtive. Në këtë mënyrë drejtpërdrejt u ndihmohet bujqve në uljen e shpenzimeve për mbrojtjen e kulturave nga fatkeqësitë natyrore ndërsa njëkohësisht mbrohen edhe nga humbjet e mundshme nëse vjen deri te ato”, thotë drejtori i Agjencisë, Nikolla Babovski.

Agjencia Pagesore u bën apel bujqve të mos e presin afatin e fundit për shtrimin e kërkesave, por në kohë dhe me përdorimin e maskave mbrojtëse në pajtim me masat Kovid-19 t’i shtrojnë kërkesat deri te njësitë rajonale të MBPEU.-së. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close