BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Edhe Australia planifikon t’u ofrojë strehim qytetarëve të Hong Kongut

Kryeministri australian Skot Morison deklaroi se Qeveria po mendon të ofrojë strehim për banorët e Hong Kongut pasi Kina e ka miratuar Ligjin për siguri kombëtare në territorin gjysmë-autonom.

Kanberrë, 3 korrik 2020 (MIA) – Kryeministri australian Skot Morison deklaroi se Qeveria po mendon të ofrojë strehim për banorët e Hong Kongut pasi Kina e ka miratuar Ligjin për siguri kombëtare në territorin gjysmë-autonom.

Ai njoftoi se Qeveria australiane së shpejti do të shqyrtojë “mundësi të ngjashme me ato të ofruara nga kryeministri britanik për qytetarët e Hong Kongut.

Boris Xhonson ka paralajmëruar se Britania e Madhe do t’i ndryshojë rregullat ekzistuese të emigracionit për qytetarët e Hong Kongut, me qëllim që tre milionë njerëzve në Hong Kong t’ua lehtësojë rrugën e marrjes së shtetësisë britanike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Xhao Lijian paralajmëroi Londrën se do të mbajë pasoja “nëse qytetarëve të Hong Kongut u ofron të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close