0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Edhe 75 raste të reja me Kovid-19, pesë të vdekur, 136 të shëruar

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 830 testime, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2 Makedosnki Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1,Kërçovë-2, Negotinë-1.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 830 testime, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2 Makedosnki Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1,Kërçovë-2, Negotinë-1.

Tre pacientë ndërruan jetë, një nga Shkupi (52), dy nga Kumanova (55 dhe 82 vjeç) një nga Gostivari (62) dhe një nga Ohri (64) .Katër pacientë kanë vdekur në kushte spitali, ndërsa një jashtë spitalit,  Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 136 pacientë të shëruar nga: Shkupi-50, Kumanova-16, Prilepi-2, Tetova-5, Struga-28, Ohri-18, Gostivari-2, Krusheva-1, Koçani-1, Makedonski Brodi-1, Kratova-1, Shën Nikolla-10, Kërçova-1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.202, numri i pacientëve të shëruar është 7.108, i të vdekurve është 505, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.589. Në këtë moment shpërndarja sipas qyteteve është si në vijim:

• Shkup 4946, aktivë 1,342
• Kumanovë 1094, aktivë 255
• Dibër 206, aktivë 117
• Shtip 876, aktivë 434
• Prilep 333, aktivë 51
• Tetovë 1064, aktivë 222
• Struga 458, aktivë 176
• Veles 225, aktivë 21
• Manastir 143, aktivë 63
• Ohër 275, aktivë 68
• Kavadar 81, aktivë 61
• Gostivar 495, aktivë 287
• Gjevgjeli 23, aktiv 12 (* 7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)
• Strumicë 38, aktivë 22
• Kriva Palankë 25, aktivë 11
• Radovish 29, aktivë 16
• Krushevë 16, aktivë 8
• Koçani 106, aktivë 24
• Probishtip 57, aktivë 22
• Demir Hisar 34 , aktiv 27
• Makedonski Brod 37, aktivë 31
• Pehçevë 6
• Berovë 8, aktivë 4
• Valandovë 6
• Vinicë 23, aktivë 19
• Dellçevë 5, aktivë 4 (* 4 persona nga NJR Delçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 14, aktivë 7
• Shën Nikollë 228, aktivë 142
• Kërçova 177, aktivë 109
• Resnjë 146, aktivë 26
• Negotinë 28, aktivë 8 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Janë bërë 830 teste përmes: ISHP-466, QSHP Shkup-12, Avicena-56, Klinika “Zhan Mitrev”-169, Sistina me metodën PCR -115. Klinika Infektive -7, GAK-7. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 106.877 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar tetë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 45 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik.

Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus, si dhe gjashtë pacientë të dyshimtë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 89 pacientë prej të cilëve në makinë respiratorë janë tre pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 27, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 113 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup):

• Çair- 167
• Aerodrom – 152
• Butel – 87
• Gazi Babë – 133
• Qendër –110
• Karposh – 112
• Saraj – 62
• Kisella Vodë-153
• Gjorçe Petrov –93
• Studeniçan –47
• Shuto Orizare –112
• Haraçinë – 26
• Ilinden – 23
• Petrovec – 16
• Çuçer Sandevë – 8
• Sopishtë – 21
• Zelenikovë-7
• Të huaj – 5
• Të papërcaktuar – 8. ls/mb/

Back to top button
Close
Close