BotëBotë.Portal

Edhe 6,6 milionë amerikanë kërkojnë kompensim për papunësi

Edhe 6,6 milionë amerikanë gjatë javës së kaluar janë paraqitur për ndihmë për të papunësuarit, në periudhën e epidemisë Kovid-19, kumtoi sot Ministria e Punës.

Uashington, 9 prill 2020 (MIA) – Edhe 6,6 milionë amerikanë gjatë javës së kaluar janë paraqitur për ndihmë për të papunësuarit, në periudhën e epidemisë Kovid-19, kumtoi sot Ministria e Punës.

Banka Qendrore Amerikane, ndërkohë kumtoi se mund ta ndihmojë ekonominë me 2,3 trilionë dollarë përmes programeve të reja dhe të zgjeruara.

“Pandemia me shpejtësi të jashtëzakonshme i mbylli ndërmarrjet shumë vjeçare dhe të reja, duke i lënë kështu pa punë punonjësit më të vjetër dhe të sapo punësuarit në pothuajse të gjitha llojet e industrive”, shkruan “Njujork tajms”.

Gazetar kujton se për tre javë më shumë se 15 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë, më shumë sesa për recesionin e shkaktuar për dy vjet. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close