EvropëEvropë.Portal

E-tregtia në Gjermani në vitin 2019 ka qenë 72,6 miliardë euro

Agjencia gjermane për e-tregti dhe shitje në largësi bëri të ditur se sot tregtia digjitale është udhëheqëse në shitjen me pakicë.

Berlin, 21 janar 2020 (MIA) – Agjencia gjermane për e-tregti dhe shitje në largësi bëri të ditur se sot tregtia digjitale është udhëheqëse në shitjen me pakicë.

Sektori për e-tregti në Gjermani është rritur për 11,6 për qind në vitin 2019 në krahasim me vitin paraprak.

Agjencia gjermane për e-tregti dhe shitje në largësi bëri të ditur se sektori për tregti përmes internetit, duke përfshirë edhe TVSH-në, gjatë vitit të kaluar në vend ka qenë 72,6 për miliardë euro, që është më shumë për 11,6 për qind në krahasim me vitin 2018, kur ka qenë 65,1 miliardë euro.

Nga Agjencia vlerësojnë se sektori për e-tregti në Gjermani sivjet do të rritet për rreth dhjetë për qind dhe do të arrijë 80 miliardë euro.

Blerja përmes internetit mund të jetë e shpejtë dhe shpesh mënyrë më lirë për furnizim me ndonjë produkt të caktuar.

E-tregtia konsiderohet për një formë më fitimprurëse të tregtisë për shkak të thjeshtësisë dhe shpenzimeve të ulëta.

Tregjet më të mëdha evropiane për e-tregti janë Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Таг
Back to top button
Close
Close