0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriStorje

E Shtuna e madhe, dita mes vdekjes dhe ringjalljes

E Shtuna e Madhe e Pashkëve është dita e varrimit dhe e heshtjes, mes të Premtes dhe të ditës së Pashkëve, dita që i bashkon kryqëzimin dhe gëzimin.

Shkup, 18 prill 2020 (MIA) – E Shtuna e Madhe e Pashkëve është dita e varrimit dhe e heshtjes, mes të Premtes dhe të ditës së Pashkëve, dita që i bashkon kryqëzimin dhe gëzimin.

Krishti i Ngjallur e përforcon shpresën e pjesëmarrjes në fitoren e Tij mbi vdekje dhe i ofron mundësitë për të jetuar me Të në Hyjin Atë.

Kremtimi i Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit është zemra e thelbi i krishterimit, është qendra e kulmi i tërë vitit liturgjik kishtar. Besimtarët e krishterë, në këtë Natë të Shenjtueshme, janë në pritje të kumtimit të Lajmit të Mirë të Ngjalljes së Shpëtimtarit të botës, Jezu Krishtit.

Pra, në këtë ditë të Shtune të Pashkëve, Kisha nuk kremton Eukaristinë – Meshën e Shenjtë. Altari, pika qendrore, në të gjitha Kishat, në këtë ditë është i zhveshur në shenjë zie e përkujtimi të mundimit e vdekjes së Shëlbuesit të botës, Jezu Krishtit. Vetëm pas Vigjiljes kremtore – pas kësaj nate të pagjumë të së Shtunës së Madhe të Pashkëve, fillon gëzimi i Ngjalljes së Krishtit, fillon koha e Pashkëve e cila zgjat për 50 ditë, deri në festën e Rrëshajëve – Ardhjes së Shpirtit Shenjt Zot. fb/

Back to top button
Close
Close