0_Magazinë.PortalKuriozitete

E ka qëlluar nipin duke dashur të bëjë “selfi”

Një vajzë me pistoletë e ka qëlluar nipin e saj 10-vjeçar nga motra, derisa ka qenë duke u kujdesur për të. Incidenti ka ndodhur kur ajo ka dashur të bëjë selfi.

Los Anxhelos, 28 shkurt 2020 (MIA) – Një vajzë me pistoletë e ka qëlluar nipin e saj 10-vjeçar nga motra, derisa ka qenë duke u kujdesur për të. Incidenti ka ndodhur kur ajo ka dashur të bëjë selfi.

Djali i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, por pritet rikuperimi i tij i plotë.

Kejtlin Smith (19) e ka qëlluar djalin në stomak, duke menduar se arma nuk është mbushur me municion. Ajo akuzohet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj një fëmije.

Sipas statistikës së SHBA-së, nga fillimi i këtij viti, 6.555 persona kanë humbur jetën nga të shtënat. Prej tyre, siç transmeton “24 orë”, 321 raste të vdekjes kanë qenë pasoja të të shtënave të rastësishme. Vitin e kaluar 3.760 persona të moshës nën 18 vjeçare janë plagosur ose vrarë gjatë të shtënave me armë zjarri. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close