BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

E humbi jetën marinari grek në zjarrin në anijen e mallrave në Detin arabik

Në zjarrin që shpërtheu në anijen e mallrave në pronësi të kompanisë greke, derisa po lundronte në Detin arabik, e humbi jetën marinari, është lënduar edhe një tjetër, që të dy janë shtetas grekë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 gusht 2020 (MIA) – Në zjarrin që shpërtheu në anijen e mallrave në pronësi të kompanisë greke, derisa po lundronte në Detin arabik, e humbi jetën marinari, është lënduar edhe një tjetër, që të dy janë shtetas grekë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i lundrimit dhe politikës së ishullore të Greqisë Janis Pllakiatakis në një intervistë për televizionin grek “Skaj” tha se prej 18 anëtarëve të ekuipazhit, pesë janë grekë, ndërsa mes tyre edhe marinari i ndjerë dhe ai i lënduar.

“Zjarri është shuar, tani, anëtarët e ekuipazhit tentojnë nëse munden, sërish t’i vendosin në funksion motorët, natyrisht se kërkohet edhe ndihmë. Por, anija gjendet 550 milje nautike nga bregu i Omanit. Anija që është afër tyre është anije e marinës ushtarake amerikane dhe është në 650 milje nautike. Anija, në të vërtetë, në këtë moment po lundron vetë” , ka thënë Plakiatakis.

Kargo anija “Faneromeni” që lundron nën flamurin grek nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Afrikës Veriore, është i zbrazët, gjegjësisht pa ngarkesë, ndërsa tani për tani janë të panjohura arsyet për zjarrin. sr/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close