EvropëEvropë.Portal

Dyshim për infektim me koronavirus te një udhëtar në aeroportin e Vjenës

 Në aeroportin vjenas Shvehat sot filluan të zbatohen masat për matje të temperaturës  te pasagjerët, ndërsa para fillimit të zbatimit është regjistruar dyshim për infektim me koronavirus.

Vjenë, 6 shkurt 2020 (MIA) – Në aeroportin vjenas Shvehat sot filluan të zbatohen masat për matje të temperaturës  te pasagjerët, ndërsa para fillimit të zbatimit është regjistruar dyshim për infektim me koronavirus.

Me aeroplanin e “Finer” nga Helsinki mbrëmë ka udhëtuar  një pasagjer  për të cilin ekziston dyshimi se është infektuar me koronavirus.

Te pasagjeri janë konfirmuar  simptoma të mundshme të sëmundjes  dhe ai është dërguar në spitalin më të afërt për analizë dhe shërim të mëtutjeshëm.

Rasti është zbuluar para vendosjes së masave për matje të temperaturës te pasagjerët.

Në aeroportin vjenar Shvehat  matja e parë ndodhi rreth pasdites.

Masa e re ka të bëjë  vetëm me fluturimet direkte nga Kina.

Fluturimi direkt  nga Pekini duhej të zbresë  rreth orës gjashtë të mëngjesit, por është vonuar gjashtë orë, ashtu që matjet e para janë bërë në mesditë.

Temperatura matet te udhëtarët vetëm në tre fluturime në javë sepse bëhet fjalë për fluturimet e Er Kinës nga Pekini, deklaroi drjetori i aeroportit Ginter Ofner.

Bëhet fjalë për rreth 400 pasagjerë në javë, që, shtoi ai,  është pjesë e vogël e numrit të tërësishëm të pasagjerëve prej rreth 250.000 të cilët një herë në javë kalojnë  nëpër aeroportin e Vjenës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close