Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Dyshek të ri për fëmijët në një kopsht të Kërçovës

- Kopshti për fëmijë "Olga Micevska" nga Kërçova këto ditë është pajisur me dyshek të ri dhe modernë për fëmijët.

Kërçovë, 18 shtator 2020 (MIA) – Kopshti për fëmijë “Olga Micevska” nga Kërçova këto ditë është pajisur me dyshek të ri dhe modernë për fëmijët.

Siç informon drejtori Sadik Ahmeti, kopshti, më saktë objekti amë është pajisur me dyshek të ri.

“Dua të falënderojë mjekun e Kërçovës i cili gjendet për punë të përkohshme në Austri, dr Shkëlqim Beqirin, i cili sponsorizoi pjesën më të madhe të dyshekëve, por një pjesë u realizua edhe nga buxheti i kopshtit”, sqaroi Ahmeti.

Pas njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive se kopshtet do të fillojnë përsëri punën, në kopsht u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollet dhe u bënë të gjitha përgatitjet për të filluar punën. rz/sn/

 

Back to top button
Close
Close