BallkanBallkan.Portal

Dy ushtarë turq e humbën jetën në Idlib

Dy ushtarë turq janë vrarë prej forcave të presidentit sirian Bashar Asad në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes turke, vetëm disa orë para ndërprerjes së zjarrit, i dakorduar sot nga Ankaraja dhe Moska.

Ankara, 5 mars 2020 (MIA) – Dy ushtarë turq janë vrarë prej forcave të presidentit sirian Bashar Asad në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes turke, vetëm disa orë para ndërprerjes së zjarrit, i dakorduar sot nga Ankaraja dhe Moska.

Dy ushtarë turq e humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar pasi forcat siriane qeveritare hapën zjarr në provincën Idlib, kumtoi Ministria, duke shtuar se ushtria turke menjëherë i është përgjigjur sulmit. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close