0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar në Shqipëri, janë ndjerë edhe në Dibër

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar  pasdite në Shqipëri, më saktë në pjesën  veriore dhe verilindore, lajmëroi korrespondentja e MIA-s..

Dibër, 19 janar 2020 (MIA) – Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar  pasdite në Shqipëri, më saktë në pjesën  veriore dhe verilindore, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga MIA.

I pari është regjistruar  në rajonin e Kukësit në orën 13:38 me fuqi prej 4,5 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër 18 kilometra nga Kurbnesh, 26 kilometra nga Kukësi dhe 72 kilometra nga Tirana.

Dridhja e dytë me fuqi prej 4,6 ballë sipas shkallës Rihter, është regjistruar në orën13:32 në afërsi të Peshkopisë, qytet kufitar  me Dibrën.

Banorët e komunës Dibër i kanë ndjerë të dy dridhjet, por  shqetësim më të madh shkaktoi  dridhja e dytë.

Tërmet shkatërrues me fuqi prej 6,4 ballë e goditi Shqipërinë në mëngjes më 26 nëntor të vitit të kaluar. Veçanërisht u goditën Thumana, Durrësi dhe Tirana. Jetët i humbën 51 persona ndërsa dëmi material vlerësohet rreth një miliard euro. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close