BotëBotë.Portal

Dy të zhdukur, mijëra njerëz duhet të evakuohen për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që e ka përfshirë Japoninë

Dy persona llogariten të zhdukur, ndërsa mijërave u është urdhëruar të evakuohen pasi reshjet e rrëmbyeshme sot e përfshinë pjesën perëndimore të Japonisë.

Tokio, 14 korrik 2020 (MIA) – Dy persona llogariten të zhdukur, ndërsa mijërave u është urdhëruar të evakuohen pasi reshjet e rrëmbyeshme sot e përfshinë pjesën perëndimore të Japonisë.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim pas dy personave pasi rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme sot në mëngjes e ka bllokuar shtëpinë e tyre në qytetin Higashi Hiroshima, njoftuan mediumet lokale.

Mijëra banorë në qytetin Misota dhe qytetin Gotsu morën urdhër për t’i braktisur shtëpitë e tyre, pasi shiu i fuqishëm shkaktoi derdhje të lumit Gono, njoftojnë mediumet lokale.

Agjencia meteorologjike japoneze për sot paralajmëroi sasi të mëdha të shiut në Japoninë qendrore dhe perëndimore dhe paralajmëroi vërshime, rrëshqitje të dheut dhe erë të përforcuar.

Paraprakisht këtë muaj, reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe vërshime në ishullin jugor Kjushu dhe pjesë tjera të Japonisë, ku e humbën jetën 72 persona, ndërsa 13 llogariten të zhdukur,

Nga 4 korriku, reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan gjithsej 378 rrëshqitje të dheut dhe 106 lumenj kanë dalë nga shtrati i tyre. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close