0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Dy të vdekur nga koronavirusi në Tetovë, një i infektuar i ri, gjithsej 30

Shtabi i Krizës në komunën e Tetovës sot informoi se kanë vdekur dy qytetarë, banorë të qytetit të cilët paraprakisht ishin të infektuar me koronavirusin, me ç'rast numri i viktimave me atë më parë nga Piroku, komuna e Bogovinës, është rritur në tre.

Tetovë, 6 prill 2020 (MIA) – Shtabi i Krizës në komunën e Tetovës sot informoi se kanë vdekur dy banorë të qytetit të cilët paraprakisht ishin të infektuar me koronavirusin, me ç’rast numri i viktimave me atë më parë nga Piroku, komuna e Bogovinës, është rritur në tre.

Në të njëjtën kohë nga testimet e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), është evidentuar një rast i ri i KOVID-19, ose gjithsej 30 persona me koronavirus.

“Edhe më tej më të infektuar ka në Tetovës, tani 17, (2 të vdekur), 5 në komunën e Tearcës, 4 në komunën e Bërvenicës, 2 në komunën e Bogovinës (1 i vdekur), 1 në komunën e Zhelinës dhe një person që nga karantina shtetërore e Kodrës së Diellit u transferua në vendlindjen e tij Radovish, njofton Shtabi i Krizave në Tetovë.

Nga autoritetet lokale rurale në Tetovë vetëm në komunën e Jegunocës deri më tani nuk është regjistruar asnjë pacient me KOVID-19 . as/ls/fab

Back to top button
Close
Close