BallkanBallkan.Portal

Dy të vdekur dhe 73 të lënduar gjatë shpërthimit në një fabrikë turke për piroteknikë

Dy persona e humbën jetën ndërsa 73 janë lënduar gjatë një serie shpërthimesh në fabrikën për mjete piroteknike në qytetin Hendek, në provincën turke Sakaria.

Ankara, 3 korrik 2020 (MIA) – Dy persona e humbën jetën ndërsa 73 janë lënduar gjatë një serie shpërthimesh në fabrikën për mjete piroteknike në qytetin Hendek, në provincën turke Sakaria.

Paraprakisht u kumtua se janë lënduar 56 persona, ndërsa mbi 150 punëtoirë mbetën të bllokuar nën rrënojat e fabrikës.

Prefekti i qytetit Hendek, Turgut Babaogllu deklaroi për televizionin shtetëror TRT se po bëhen përpjekje për vënien e situatës nën kontroll.

Një numër i madh i punëtorëve arritën të largohen nga objekti gjatë incidentit.

Menjëherë u angazhuan dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimtare, si dhe automjete të ndihmës së shpejtë mjekësore.

Ministrat turq të Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe të Punës u nisën drejt provincës Sakaria.

Shpërthimi në Hendek u dëgjua në largësi prej dhjetëra kilometrave, kumtuan mediumet lokale. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close