KronikëKronikë.Portal

Dy të dyshuar për zhvatje

Prokuroria Themelore Publike Shkup mori urdhër për zbatim të procedurave hetuese kundër dy personave, të moshës nga 29 dhe 28 vjeçare, për shkak të ekzistimit të dyshimit se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale - zhvatje.

Shkup, 22 janar 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Shkup mori urdhër për zbatim të procedurave hetuese kundër dy personave, të moshës nga 29 dhe 28 vjeçare, për shkak të ekzistimit të dyshimit se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale – zhvatje.

Të dyshuarit, siç theksohet në komunikatën e Prokurorisë së Shkupit, më 14 janar, së bashku dhe me qëllim që për vete të përfitojnë pasuri antiligjore të pronës, duke përdorur dhunë kanë detyruar një person t’ua japë automjetin e tij “Ford eskort”.

“Të dy fillimisht kanë ardhur në shtëpinë e të dëmtuarit dhe kanë filluar debat me të. Pastaj njëri nga të dyshuarit me shufër metalike, të cilën e ka pasur me vete ka filluar ta godasë të dëmtuarin nëpër trup, ndërsa i dyshuari i dytë e ka qëlluar me boks në fytyrë. Në këtë mënyrë ata e kanë detyruar t’ua japë automjetin dhe e kanë braktisur vendin, ndërsa ditën e ardhshme automobilin e kanë shitur për 11.000 denarë”, informojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Njëherit, prokurori publik  kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për njërin të dyshuar, ndërsa për tjetrin kërkoi të caktohen masa kujdesi. mb/

Back to top button
Close
Close