0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDShoqëri

Dy raste të reja të Kovid-19 në Gostivar, janë caktuar të paktën 50 testime

Epidemiologët zbuluan dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Gostivar. Me këtë, në Gostivar tani janë aktive katër raste, sa edhe në komunën fqinje, Vrapçisht.

Gostivar, 2 qershor 2020 (MIA) – Epidemiologët zbuluan dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Gostivar. Me këtë, në Gostivar tani janë aktive katër raste, sa edhe në komunën fqinje, Vrapçisht.

Sipas informatave të shtabit ndërkomunal të krizës, dy rastet e reja janë regjistruar në fshatin Çegran.

Duke marrë parasysh së këta persona kanë punuar në instotucione publike, sot do të testohen të paktën 50 kolegë të tyre dhe farefisi, të cilët, sipas anketave, gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në kontakt me ta.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari e vlerëson situatën stabile, por paralajmëroi rritje të mundur të numrit të të sëmurëve, si pjesë e valës së dytë të pandemisë.

Në tre komunat gostivarase, nga fillimi i pandemisë janë bërë 370 teste, ndërsa në këtë moment aktivë janë tetë raste. Si pasojë e koronavirusit, kanë vdekur tre persona. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close