BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Dy raste të reja me Kovid-19 në Kosovë, gjithsej 88 të infektuar

Instituti për Shëndet Publik i Kosovës (ISHPK) shpalli se nga testet e kryera  gjatë ditës së djeshme, dy të testuar kanë rezultuar politiv në Kovid-19, pas së cilës shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në vend arriti 88 persona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 28 mars 2020 (MIA) – Instituti për Shëndet Publik i Kosovës (ISHPK) shpalli se nga testet e kryera  gjatë ditës së djeshme, dy të testuar kanë rezultuar politiv në Kovid-19, pas së cilës shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në vend arriti 88 persona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Të dy personat, te të cilët dje është konfirmuar prania e virusit, sipas kumtesës së ISHPK-së, janë infektuar  nga kontaktet me persona, te të cilët më parë është diagnostifikuar koronavirusi. Njëri nga rastet e reja është nga Prishtina ndërsa tjetri nga Gjakova.

Gjatë ditës së djeshme në Laboratorinë për  mikrobiologji molekulare të ISHPK-së janë hulumtuar 108 teste të personave  për të cilët  ka pasur dyshim se janë të infektuar  me koronavirus, me çka  numri i tërësishëm i personave që kanë bërë test nga 8 shkurti deri mbrëmë arrin 991.  ia/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close