BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Dy raketa janë gjuajtur ndaj Boingut ukrainas të rrëzuar pranë Bagdadit, theksohet në raport

Dy raketa janë gjuajtur në drejtim të aeroplanit "Boing 737" të kompanisë ajrore "Linja ndërkombëtare ukrainase", i rrëzuar në afërsi të Teheranit më 8 janar nga Forcat ushtarake ajrore. Kjo thuhet në raportin preliminar të hetimit të Organizatës iraniane për aviacion civil.

Teheran, 21 janar 2020 (MIA) – Dy raketa janë gjuajtur në drejtim të aeroplanit “Boing 737” të kompanisë ajrore “Linja ndërkombëtare ukrainase”, i rrëzuar në afërsi të Teheranit më 8 janar nga Forcat ushtarake ajrore. Kjo thuhet në raportin preliminar të hetimit të Organizatës iraniane për aviacion civil.

“Inspektorët fituan qasje deri tek informacionet e Shtatmadhorisë dhe kanë zbuluar se janë gjuajtur dy raketa M1-TOR nga veriu në drejtim të aeroplanit”, thuhet në raport.

“Efekti i këtij lansimi të raketave ndaj incidentit me aeroplanin dhe analizën e këtyre aktiviteteve është në proces të hetimit”, thuhet në raport.

Irani e pranoi rrëzimin e aeroplanit më 11 janar. Atëherë shefi i korpusit të Gardës revolucionare islamike, Amir Ali Haxhizade, ndërmori përgjegjësi të plotë për incidentin, por tha se bëhet fjalë për vetëm një raketë me rreze të vogla veprimi që është gjuajtur më 8 janar në drejtim të aeroplanit.

Irani, në ndërkohë, kumtoi se ka kërkuar nga SHBA-ja dhe Franca pajisje për informacionet prej kutive të zeza të aeroplanit ukrainas. Teherani deklaroi se akoma nuk kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesën.

Kërkesa është dërguar deri tek Shërbimi kombëtar për siguri të transportit të SHBA-së dhe deri tek Byroja franceze për hetime dhe analiza, kumtoi Organizata iraniane për aviacion civil. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close