BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Dy persona kanë humbur jetën dhe 82.000 ikin nga erupsioni në vullkanin filipinas Taal

Dy persona kanë humbur jetën nga sulmi në zemër derisa kanë qenë duke ikur nga vullkani Taal, në afërsi të kryeqendrës filipinase Manila, ku janë dislokuar pothuajse 82.000 persona, kumtuan sot autoritetet lokale, njofton DPA.

Manila, 15 janar 2020 (MIA) – Dy persona kanë humbur jetën nga sulmi në zemër derisa kanë qenë duke ikur nga vullkani Taal, në afërsi të kryeqendrës filipinase Manila, ku janë dislokuar pothuajse 82.000 persona, kumtuan sot autoritetet lokale, njofton DPA.

Vullkani Taal në provincën Batangas, që ndodhet 66 kilometra në jug të Manilës dhe është në mes të liqenit me emrin e njëjtë, të dielën filloi përkohësisht të hedh hi.

Viktima, sipas DPA-së, janë një grua 65 vjeçare dhe një burrë 27-vjeçar nga qytetet Talisej dhe Taal në Batangas, kumtoi zyra rajonale për ulje të rreziqeve nga katastrofa natyrore.

Banorët janë evakuuar nga qytetet në Batangas dhe nga provinca lindore Kavita, por disa burra kanë qëndruar t’i mbrojnë pronat dhe bagëtinë e tyre. mb/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close