BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Dy persona humbën jetën nga moti i ligë në Greqi

Dy persona të vdekur, 619 të shpëtuar, shtëpi të shkatërruara, rrugë të përmbytura, dëm material,  la pas vetes  moti i ligë i shkaktuar nga cikloni "Ianos" në pjesën perëndimore dhe qendrore të Greqisë, lajmëroi koreespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 shtator 2020 (MIA) –  Dy persona të vdekur, 619 të shpëtuar, shtëpi të shkatërruara, rrugë të përmbytura, dëm material,  la pas vetes  moti i ligë i shkaktuar nga cikloni “Ianos” në pjesën perëndimore dhe qendrore të Greqisë, lajmëroi koreespondentja e MIA-s nga Athina.

Në rajonin Tesalija, në dy raste të veçanta, ishin nxjerrë trupat e pajetë  të dy personave,  viktimat e para nga moti i fuqishëm i ligë.

Cikloni “Ianos” shkaktoi dëme  serioze materiale  në disa pjesë të Greqisë, pa energji elektrike mbetën ishujt në Detin Jon,  një pjesë e hekurudhës midis Athinës dhe Selanikut pësoi dëm dhe krijoi probleme në komunikacionin hekurudhor.

Nga shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë kumtuan se nga fillimi i motit të ligë të enjten në mbrëmje,  duke e përfshirë edhe mëngjesin e së nesërmes kanë marrë 2.450 thirrje për ndihmë, ndërsa kanë intervenuar në shpëtimin e 619 rasteve. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close