BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Dy persona e kanë humbur jetën në fatkeqësi në një minierë në Kosovë

Dy persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e sotme në minierën Artanë, e cila gjendet në qarkun e Prishtinës, pasi janë ngujuar nga rrëshqitja e dheut, raportojnë mediumet e Kosovës. 

Prishtinë, 2 qershor 2020 (MIA) – Dy persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e sotme në minierën Artanë, e cila gjendet në qarkun e Prishtinës, pasi janë ngujuar nga rrëshqitja e dheut, raportojnë mediumet e Kosovës.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina, ushtruesi i detyrës drejtor ekzekutiv i minierës Trepça, Hysen Vrajoli, për portalin “Gazeta Ekspres” deklaroi se jetën e kanë humbur një inxhinier dhe një minator.

“Ka ndodhur shembje e tokës dhe u konfirmua se dy persona e kanë humbur jetën, një inxhinier dhe një minator. Tani do të shkojmë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të cilat i kemi në këtë moment, në fatëkeqësinë nuk ka persona të involvuar tjerë”, deklaroi Vrajoli. bsh/

Back to top button
Close
Close