EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar gjatë një shpërthimi në një fabrikë për kimikale në Spanjë

Infermierët nga Ndihma e shpejtë e zbuluan edhe një trup të pajetë në një repart petrokimik në verilindje të Spanjës, me të cilin numri i të vdekurve gjatë shpërthimit të madh u rrit në dy persona, ndërsa tetë janë lënduar.

Madrid, 15 janar 2020 (MIA) – Infermierët nga Ndihma e shpejtë e zbuluan edhe një trup të pajetë në një repart petrokimik në verilindje të Spanjës, me të cilin numri i të vdekurve gjatë shpërthimit të madh u rrit në dy persona, ndërsa tetë janë lënduar.

Një pllakë e madhe metali, e cila nga shpërthimi në fabrikën për kimikale është hedhur në erë, ka vrarë një njeri i cili gjendej tre kilometra nga fabrika. Ai gjendej në banesën e tij, kur pllaka me peshë prej rreth një ton e ka qëlluar ndërtesën e tij, pas të cilës një pjesë e objektit është rrëzuar.

Autoritetet e hetojnë arsyen për fatkeqësinë në hapësirat e prodhuesit të kimikaleve.

Gjatë shpërthimit janë lënduar tetë persona të cilët kanë punuar atje, kumtuan personat zyrtar.

Zjarrfikësit rajonal kumtuan se rreth 30 punëtorë janë ballafaquar me zjarrin gjatë natës, i cili sot është vendosur nën kontroll. sn/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close