BotëBotë.Portal

Dy persona e humbën jetën në një fatkeqësi zinxhirore të rreth 200 automjeteve në Kanada (video)

Dy persona e humbën jetën, ndërsa 90 janë lënduar në fatkeqësinë e djeshme zinxhirore të rreth 200 automjeteve në rajonin e qytetit La Preri, në jug të Montrealit, kumtoi policia kanadeze.

Montreal, 20 shkurt 2020 (MIA) – Dy persona e humbën jetën, ndërsa 90 janë lënduar në fatkeqësinë e djeshme zinxhirore të rreth 200 automjeteve në rajonin e qytetit La Preri, në jug të Montrealit, kumtoi policia kanadeze.

Autoritetet shëndetësore kumtuan se 60 njerëz janë lënduar më lehtë, ndërsa 30 janë me lëndime më serioze. Policia konfirmoi se dy të vdekurit ndodheshin në një automjet të njejtë.

Ministri i Transportit i provincës Kuebek, Fransoa Bonardel deklaroi se shkak i fatkeqësisë është era e fuqishme me borë e cila shkaktoi dukshmëri të zvogëluar.

Sipas mediumeve lokale, në mesin e automjeteve ka pasur dhjetë kamionë, një transportues me derivate, një autobus udhëtarësh dhe disa të tjerë shkollorë. Në vendin e incidentit menjëherë janë dërguar dhjetëra auto ambulanca dhe automjete zjarrfikëse. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close