EvropëEvropë.Portal

Dy ortekë në Austri, gjashtë të vdekur

Gjithsej gjashtë persona e kanë humbur jetën në dy ortekë të ndryshëm në Alpet austriake, kumtuan autoritetet lokale.

Vjenë, 8 mars 2020 (MIA) – Gjithsej gjashtë persona e kanë humbur jetën në dy ortekë të ndryshëm në Alpet austriake, kumtuan autoritetet lokale.

Sipas mediave austriake, sot në mëngjes rreth orës 9 e 30 minuta orteku ka kapluar pesë alpinistë në Austrinë qendrore. Disa dëshmitarë menjëherë kanë thirr ndihmën e shpejtë, por alpinistët, për të cilët besohet se janë nga Çekia kishin qenë të vdekur kur ekipet e shpëtimit kanë arritur te ato.

Në pjesën jugperëndimore të Austrisë një policë i cili ka qenë për trajnim në Alpe, gjithashtu e ka humbur jetën kur mbi të ka rënë ortek. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close