EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dy ministra gjermanë bëjnë thirrje për masa kolektive të BE-së për luftën kundër koronavirusit

Dy ministra kryesorë në Qeverinë gjermane kanë botuar një artikull të përbashkët në disa gazeta evropiane, në të cilën bëjnë thirrje në veprim kolektiv të Bashkimit Evropian për të luftuar koronavirusin e ri, raportoi DPA.

Berlin, 6 prill 2020 (MIA) – Dy ministra kryesorë në Qeverinë gjermane kanë botuar një artikull të përbashkët në disa gazeta evropiane, në të cilën bëjnë thirrje në veprim kolektiv të Bashkimit Evropian për të luftuar koronavirusin e ri, raportoi DPA.

Iniciativa e ministrit të Jashtëm Hajko Mas dhe ministrit të Financave, Olaf Sholc vjen në kohën e mosmarrëveshjeve midis vendeve-anëtare të BE-së për atë sa para duhet të ndahen për t’u përballur me tronditjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Ministrat e financave të Unionit nesër sërish do ta zgjidhin këtë çështje.

Sipas dy ministrave, nismat e përbashkëta të BE-së – një plan shpëtimi përmes Mekanizmit evropian të stabilizimit (ESM) dhe Bankës Evropiane të Investimeve – mund të përdoren si mjete për të lehtësuar efektet e pandemisë. Sidoqoftë, ata nuk përmendin të ashtuquajturat eurobono, të cilat qeveria gjermane i ka refuzuar deri më tani.

“Solidariteti evropian nuk është rrugë me një drejtim, por politikë për sigurim jetësor për kontinentin tonë”, thanë Mas dhe Sholc në artikullin e tyre.

“Evropa tani përballet me një detyrë të përbashkët për forcimin e programeve ekzistuese, mbushjen e boshllëqeve dhe ndërtimin e një rrjeti shpëtimi për të gjitha vendet e BE-së që kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme”, thonë ata.

ESM tashmë u ka lejuar “vendeve të Eurozonës të huazojnë së bashku me kushte të barabarta”, thanë dy ministrat gjermanë.

“Për Italinë, kjo do të thoshte një injeksion i ri prej 39 miliardë eurosh dhe për Spanjën – 28 miliardë euro”.

Të dy e mbështesin idenë e një “fondi garantues mbarë-evropian” për të siguruar likuiditet për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe mbështetje financiare për vendet anëtare të BE-së përmes nismës SURE (Ulje e riskut të papunësisë) të propozuar nga Komisioni Evropian javën e kaluar. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close