0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Dy lojtarë të Ligës së parë angleze kanë virus korona

- Testet e reja pozitive pas raundit të tetë të testimit të futbollistëve dhe të punësuarve në Ligën e parë angleze janë dy.

Norviç, 14 qershor 2020 (MIA) – Testet e reja pozitive pas raundit të tetë të testimit të futbollistëve dhe të punësuarve në Ligën e parë angleze janë dy.

“Liga e parë angleze publikon se 1.200 futbollistë dhe të punësuar kanë kaluar testet për KOVID-19 më 11 dhe 12 qershor. Ka dy rezultate pozitive, ndërsa të infektuarit janë në klube të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Ligës.

Njëri nga të infektuarit doli se është futbollist i Norviçit, por emri i tij nuk është publikuar.

Lojtari për të cilin bëhet fjalë është në karantinë. Ai do të testohet përsëri për një javë dhe nëse testi është negativ, do të mund të kthehet në ekip.

Të mërkurën vazhdojnë ndeshjet në Angli me përballjet mes Aston Vilës – Shefil Junajted dhe Mançester Siti – Arsenal. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close