BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Dy deputetë të Madagaskarit kanë vdekur si pasojë e Kovid-19, ndërsa 25 janë infektuar

Dy deputet në Madagaskar kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa të paktën 25 anëtarë të Parlamentit janë infektuar nga fillimi i epidemisë në mars, deklaroi sot presidenti i Maadagaskarit Andri Raxheolina.

Anrananariovo, 13 korrik 2020 (MIA) – Dy deputet në Madagaskar kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa të paktën 25 anëtarë të Parlamentit janë infektuar nga fillimi i epidemisë në mars, deklaroi sot presidenti i Maadagaskarit Andri Raxheolina.

Ai nuk saktësoi kur kanë vdekur deputetët, e as nuk i emëroi.

“Ka vdekur një deputet. Ka vdekur një senator. Pas testimit është konfirmuar se janë infektuar 11 deputetë dhe 14 senatorë”, theksoi Raxheolina.

Ai shtoi se edhe pse ka qenë në kontakt me persona të infektuar ai nuk është infektuar me Kovid-19.

Raxheolina potencoi se ai dhe familja e tij pinë “Kovid organik”, tonik bimor, që është promovuar në prill në Madagaskar, për të cilin është konfirmuar se është ilaç kundër koronavirusit të ri, edhe pse Organizata botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se nuk është dëshmuar efikasiteti i pijes. sn/ 

Таг
Back to top button
Close
Close