0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Dy alpinistë tetovarë u ngjitën në majën më të lartë në Turqi

- Ana Sokollovska dhe Nadir Murseli, anëtarë të klubit të alpinistëve Luboten dje me sukses u ngjitën në majën më të lartë në Turqi, Ararat në 5.137 metra në lartësi mbidetare, bënë të ditur nga klubi tetovar.

Tetovë, 17 shtator 2020 (MIA) – Ana Sokollovska dhe Nadir Murseli, anëtarë të klubit të alpinistëve Luboten dje me sukses u ngjitën në majën më të lartë në Turqi, Ararat në 5.137 metra në lartësi mbidetare, bënë të ditur nga klubi tetovar.

Dy alpinistë tetovarë dje më 16 shtator në mëngjes në orën 6, arritën të ngjiten në majën më të lartë turke.

“Ana dhe Nadiri ishin pjesë e ekipit të 15 pjesëmarrësve, anëtarë të më shumë klubeve nga Maqedonia të organizuar për ngjitje në majën më të lartë në Turqi. I urojmë nga zemra me dëshirën për suksese edhe më të mëdha dëshirojmë ta dini se KA Luboteni krenohet me ju”, potencojnë nga klubi.

Dy alpinistët kanë dërguar fotografi në vetë majën me flamurin e klubit të alpinistëve Luboten. fc/

Back to top button
Close
Close