0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëShoqëri

Duraki: Diversiteti gjuhësor është vlerë, e jo pengesë për zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës së një kombi tjetër

Zëvendëskryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Sadulla Duraki sot ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me ngritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës amtare. Në fjalimin e tij, Duraki theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, me të cilin realizohet një e drejtë për qytetarët shqiptarë të cilët në mënyrë zyrtare komunikojnë në gjuhën e tyre amtare

Shkup, 20 shkurt 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Sadulla Duraki sot ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me ngritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës amtare. Në fjalimin e tij, Duraki theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, me të cilin realizohet një e drejtë për qytetarët shqiptarë të cilët në mënyrë zyrtare komunikojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Diversiteti gjuhësor në një shtet është vlerë, e jo pengesë për zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës së një kombi tjetër. Si nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, jam i vetëdijshëm se përveç sanksioneve Ligjore, implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në masë të madhe varet edhe nga vullneti dhe vetëdija e qytetarëve për zbatimin e saj. Sfidat e shumta të cilat na dalin përpara në këtë proces duhet të mundohemi të gjithë bashkërisht ti tejkalojmë”, ka thënë Duraki.

Ai thotë se e konsideron të frytshëm çdo përpjekje, duke përfshirë edhe debatin e sotëm, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhëve.

“Në qershor të vitit të kaluar filloi me punë Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Padyshim se në periudhën e ardhshme kjo ministri, së bashku me Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe dhe Inspektoratin për implemtimin e gjuhës shqipe, do të jenë institucionet kyçe në krijimin dhe implementimin e politikave rreth përdorimit te gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, ndihma e të gjithë institucioneve tjera në Sektorin publik, Organizatave joqeveritare dhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është më se e nevojshme në implementimin e plot të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe”, ka thënë zëvendëskryeministri Duraki. fab/

Back to top button
Close
Close