Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Duka: Janë ndërmarrë të gjitha masat që të pengohet përhapja e koronavirusit në Dibër

Deri më 4 qershor Dibra ishte zonë e gjelbër, sepse nuk kishim persona të rinj të infektuar me Kovid-19. Pas paraqitjes së rastit të parë, janë ndërmarrë të gjitha masat epidemiologjike që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Dibër, 8 qershor 2020 (MIA) – Deri më 4 qershor Dibra ishte zonë e gjelbër, sepse nuk kishim persona të rinj të infektuar me Kovid-19. Pas paraqitjes së rastit të parë, janë ndërmarrë të gjitha masat epidemiologjike që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Ai apeloi deri tek qytetarët të cilët do të ndjejnë ndonjë prej simptomave karakteristike për virusin e rrezikshëm menjëherë të paraqiten në mjek, ndërsa pas sondazhit të bërë epidemiologjik, nëse do të duhet do të testohen. Në të njëjtën kohë deri tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste apeloi t’i respektojnë masat për mbrojtje.

Siç informoi, punëtorët komunalë dhe zjarrfikësit e Dibrës bëjnë dezinfektim në rrugët dhe objektet në Kosovrastin e Poshtëm, ndërsa në ditët në vijim kjo do të realizohet edhe në Kosovrastin e Epërm.

“Gjendja e sigurisë gjatë fundjavës së vazhduar në në përgjithësi ishte e qetë. Kishte 34 dënime për shkak të mosmbajtjes së maskës, ndërsa 7 persona e kanë shkelur orën policore. Nuk ka prishje të rendit dhe të qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente”, ka thënë Duka.

Aktivë në terren dhe në shërbim të qytetarëve, shtoi ai, ishin vullnetarë të Kryqit të Kuq deri tek të cilët kishte 10 thirrje, tre në Dibër dhe shtatë në fshatrat për furnizim kryesisht të ilaçeve të nevojshme.

Sipas të dhënave të sotme zyrtare, në Dibër janë regjistruar edhe një person i ri i infektuar ose nga paraqitja e pandemisë gjithsej 53. Prej tyre 47 janë shëruar, katër e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë aktivë. Sipas statistikës policore, në vetizolim janë 45 persona. vt/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close