0_Maqedoni.PortalShkupShoqëri

“Drislla” bëhet NP e Qytetit të Shkupit, Shilegov nuk ka njohuri për mbeturina të rrezikshme në vend, hetimi në Burgas vazhdon

Në deponinë "Drislla", e cila prej dje me vendimin e Regjistrit qendror u bë ndërmarrje publike, por edhe në vend, sipas njohurive me të cilat disponon kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në mënyrë legale nuk janë importuar mbeturina të rrezikshme, ndërsa çështja u aktualizua pasi Prokuroria në Burgas hapi hetim për importimin e parregullt të 25 kontejnerëve me mbeturina italiane në portin e qytetit të Burgasit. Me rastin ndërlidhet shoqata tregtare "Blacion", me adresë dhe seli në Sofje, ndërsa me pronësinë e saj, lidhen Bllazhe Ignjatovski dhe Goran Angellov, drejtor aktual i "Dirsllas".

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Në deponinë “Drislla”, e cila prej dje me vendimin e Regjistrit qendror u bë ndërmarrje publike, por edhe në vend, sipas njohurive me të cilat disponon kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në mënyrë legale nuk janë importuar mbeturina të rrezikshme, ndërsa çështja u aktualizua pasi Prokuroria në Burgas hapi hetim për importimin e parregullt të 25 kontejnerëve me mbeturina italiane në portin e qytetit të Burgasit. Me rastin ndërlidhet shoqata tregtare “Blacion”, me adresë dhe seli në Sofje, ndërsa me pronësinë e saj, lidhen Bllazhe Ignjatovski dhe Goran Angellov, drejtor aktual i “Dirsllas”.

Sipas informacioneve të fundit të Prokurorisë në Burgas mbeturinat e zbuluara në kontejnerët nuk janë radioaktive apo toksike, por megjithatë është përcaktuar mospërputhshmëri midis asaj që është dhënë në dokumentacionin e kontejnerëve dhe përmbajtjen e tyre.

Mbeturinat janë transportuar me anije më 5 shtator të vitit të kaluar dhe u është caktuar regjim i deponimit të përkohshëm në afat prej 90 ditësh. Hetimi vazhdon, janë duke u marrë ekzemplarë prej të gjithë kontejnerëve, ndërsa do të kërkohet edhe fletëarrestim ndërkombëtar për hetimin, pasi kontejnerët vijnë nga Italia.

Mbeturinat kanë qenë të dedikuara për një kompani në Pleven

Mbeturinat italiane për të cilat Prokuroria në Burgas konkludoi se nuk kanë qenë toksike dhe radioaktive është dashur të përfundojnë në një kompani në Pleven dhe jo siç konfirmuan paraprakisht Ignjatovski dhe Angellov se kanë qenë të dedikuara për EC “Bobov doll”.

Angellov në një deklaratë të dhënë për MIA-n theksoi se nëse mbeturinat marrin leje do të barten në EC “Bobov doll” ose do të kthehen sërish në Itali. Ignjatovski nga ana tjetër për MIA-n deklaroi se mbeturinat në portin në Burgas është dashur të transportohen në Termocentralin “Bobov doll”, por pasi kanë arritur mbeturinat TEC-it bullgar i ka skaduar licenca për djegien e mbeturinave.

Ignjatovski për MIA-n shtoi se bëhet fjalë për plastikë dhe goma dhe se ajo që është gjetur është – tekstil, dru, qelq, që siç kanë theksuar prej Prokurorisë bullgare, është e lejuar. Potencoi se këtë do ta dëshmojnë edhe ekspertët pasi t’i hetojnë mbeturinat.

“Blacion” doli me përgënjeshtrim – Ne jemi ndërmjetës dhe jo prodhues

Kompania “Blacion” dje doli me përgënjeshtrim, siç theksoi lidhur me informacionet që këtyre ditëve dolën në një pjesë të mediave për importimin e mbeturinave nga Italia në Bullgari.

“Shoqëria Blacion është ndërmjetës dhe jo prodhues i mbeturinave dhe për këtë posedon licencë përkatëse. Prodhuesi i mbeturinave është ai i cili është përgjegjës për cilësinë e mbeturinave dhe përgjigjet për atë si e ka deklaruar. Në mënyrë kategorike i përgënjeshtrojmë të gjitha spekulimet e tjera me të cilat lidhet kompania jonë lidhur me këtë rast, edhe më tej nuk do të tolerojmë dezinformata të cilat e rrënojnë renomenë e kompanisë tonë dhe prandaj do të ndërmarrim masa juridike përkatëse”, thuhet në përgënjeshtrimin e publikuar nga drejtuesi i “Blacion” Ignjatovski.

Në përgënjeshtrimin shtohet se dje në mëngjes nga Prokuroria Publike e Burgasit kanë kumtuar se pas analizave të bëra kontrolluese të mbeturinave në mënyrë kategorike pohojnë se nuk bëhet fjalë as për mbeturina të rrezikshme, as për toksike.

Dogana e ngriti shkallën e kontrollit të mbeturinave

Hetimi në Bullgari e kyçi alarmin edhe tek Dogana, e cila paralajmëroi se në mënyrë plotësuese do ta ngritë shkallën e kontrollit të çfarëdo lloji të mbeturinave dhe materieve të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të tyre, theksojnë nga DD, kompania “Blacion” që përmendet si importues i mbeturinave të rrezikshme në Bullgari nuk paraqitet si dërgues në procedurën importuese doganore në vend.

“Sasia e përgjithshme e mbeturinave të importuara për vitin e kaluar është 2.2015 tonë për të cilat çdo importues me rregull ka dorëzuar leje të dhënë nga ministria përkatëse dhe më pas nuk bëhet fjalë për importimin e mbeturinave të rrezikshme, porosisin nga Drejtoria doganore dhe shtojnë se në vitin 2019 vetëm një kompani ka përdorur karburant nga mbeturinat.

Me qëllim të përcaktimit të parregullsive eventuale, Drejtoria doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërmerr aktivitete në drejtim të hetimit të importit të mbeturinave.

Shilegov me njohuritë se në mënyrë legale nuk janë futur mbeturina të rrezikshme, por megjithatë apelon që të kontrollohen të gjitha informacionet

Shilegov dje në konferencë shtypi tha se sipas informacioneve me të cilat disponojmë, mbeturinë e rrezikshme në vend dhe në “Drislla” nuk është futur, por megjithatë shton se kjo duhet të verifikohet dhe u bën thirrje edhe institucioneve kompetente dhe organizatave civile të shkëmbejnë informacione nëse kanë për parregullsi eventuale.

“Qyteti i Shkupit  nuk është organ, i cili në çfarëdo lloj mënyre është i ndërlidhur me importimin e mbeturinave. Edhe pyetja është për Drejtorinë doganore. Atë që unë e pashë si informacion është se legalisht nuk janë futur mbeturina në “Drislla”, tha Shilegov në konferencën për shtyp, në të cilën komunikoi se me deponinë “Drislla” sërish do të menaxhojë Qyteti i Shkupit.

Shilegov potencoi se nuk ka njohuri nëse deponia ka leje nga viti 2016 të deponojë mbeturina të rrezikshme, por tha se megjithatë kjo është diçka që dëshiron të kontrollohet.

Drislla pas nëntë vitesh bëhet NP e Qytetit të Shkupit

“Drislla”, është e ndërtuar dhe e hapur nga Qyteti i Shkupit në vitin 1994 dhe është e locuar në pjesën juglindore të qytetit, në largësi prej 14 km nga qendra, para nëntë viteve në mandatin e kryetarit të atëhershëm të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE, u dha nën koncesionin për kompaninë “FCL Ambiente” për 35 vitet e ardhshme. Në tender kompania e dytë që u plasua ishte kompania gjermane “Sholc”, e cila shtroi ankesë për vendimin.

“Me këtë vendim nga Regjistri Qendror sot edhe zyrtarisht përfundon aventura nëntëvjeçare e VMRO-DPMNЕ-së e cila me këtë kapacitet të fuqishëm u është dhënë në përdorim të papërshtatshëm të ashtuquajturve partnerë të qytetit. Në periudhën që pason, për rregullimin e punës së deponisë ‘Drislla’ do të përgjigjet Qyteti i Shkupit dhe unë personalisht si kryetar”, tha Shilegov në pres konferencën e djeshme.

Janë krijuar mundësi që gjatë ditës së sotme të shkarkohet drejtori i tanishëm i ‘Drisllës’ dhe emërimi i drejtorit të ri në detyrë, ndërsa pas seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, të përcaktuar për më 29 janar, të zgjidhen këshilli drejtues dhe këshilli mbikëqyrës i ndërmarrjes tani publike për menaxhim me mbeturinat komunale.

Shilegov theksoi se akoma nuk është sjellë vendim për u.d. drejtor i “Drisllës” dhe shtoi se gjatë ditës së djeshme do t’i përfundojnë të gjitha konsultat e nevojshme me njerëzit të cilët janë kandidatët potencial.

Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Shilegov shpreh bindjen se kthimi i Drisllës nën ingerencat e Qytetit të Shkupit nuk mundet në të ardhmen të jetë lëndë e padisë për kompensimin e dëmit prej palëve të dëmtuara. shk/

 

Back to top button
Close
Close