EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Drejtuesi i automjetit qëllimisht ka hyrë në sfilatën e karnavalit, konfirmoi policia në Folkmarsen

Burri i cili sot me automjet ka hyrë në sfilatën e karnavalit në qytetin gjerman Folkmarsen dhe që i lëndoi të paktën 30 persona, përfshirë edhe fëmijë, këtë e ka bërë qëllimisht, konfirmoi policia.

Berlin, 24 shkurt 2020 (MIA) – Burri i cili sot me automjet ka hyrë në sfilatën e karnavalit në qytetin gjerman Folkmarsen dhe që i lëndoi të paktën 30 persona, përfshirë edhe fëmijë, këtë e ka bërë qëllimisht, konfirmoi policia.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërsa policia nuk mundi menjëherë të kumtojë detaje për motivet e sulmit të dhunshëm në festën e qytetit, që ndodhet 280 kilometra në jugperëndim të Berlinit.

“Ne po punojmë mbi supozimin se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm”, tha zëdhënësi i policisë, Hening Hin, duke theksuar se midis të plagosurve kishte edhe me lëndime të rrezikshme për jetën, si dhe fëmijë.

Sipas zëdhënësit të policisë, drejtuesi i automjetit që hyri në sfilatën e karnavalit ishte një shtetas gjerman 29-vjeçar, njoftoi TV Hesenhasau. ls/shk/ 

Back to top button
Close
Close