0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: Qytetarët të mos lëvizin pranë lumenjve dhe brigjeve të lumenjve

Për shkak të motit jostabil të ndjekur me  shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe breshër, të shkaktuar nga aktiviteti i ciklonit,  Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon qytetarët të mos lëvizin pranë lumenjve dhe brigjeve të lumenjve  në vend.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Për shkak të motit jostabil të ndjekur me  shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe breshër, të shkaktuar nga aktiviteti i ciklonit,  Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon qytetarët të mos lëvizin pranë lumenjve dhe brigjeve të lumenjve  në vend.

“Sipas ligjit për mbrojtje dhe shpëtim dhe paralajmërimit të DPHM-së për mot jostabil të ndjekur me  shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe breshër, të shkaktuar nga  aktiviteti i ciklonit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka ndjekur situatën dhe në kohë i njoftoi të gjitha  repartet rajonale për mbrojtje dhe shpëtim si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për ndërmarrje të masave në kompetencë të tyre. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim  APELON te qytetarët të mos lëvizin pranë lumenjve dhe brigjeve të lumenjve në vend”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.

Në mëngjes, DPHM ka informuar se edhe krahas reshjeve të rrëmbyeshme  të paralajmëruara në ditët e ardhshme, nuk ka rrezik nga vërshimi i lumenjve  të mëdha në vend, por, paralajmëroi se  është i mundur vërshimi i ujit në mjedise urbane të qytetit.

“Duke filluar nga orët e sotme të pasdites,  dhe në ditët e ardhshjme, si rezultat i aktivitetit të ciklonit, do të mbisundojë  mot jostabil  me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima, breshër dhe erë. Në disa vende të shtetit  paralajmërohen  reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut (mbi 30 litra  në metër katror, me ç’rast nuk ka rrezik  nga vërshimi i lumenjve më të mëdhenj në vend)”, citon DPHM.

Sipas Drejtorisë, në disa vende reshjet priten  të jenë më intensive, të bien për një kohë të shkurtër dhe të jernë në formë të motit të ligë të shoqëruar me erë të fuqishme.

“Për shkak të asaj, është e mundur paraqitje e vërshimit të ujit në mjediset urbane të qytetit për shkak të pamundësisë për derdhjen e tij. Gjithashtu,  gjatë reshjeve të shkurtëra intensive të shiut është e mundur rritje lokale e shpejtë  e nivelit të ujit te lumenjtë  më të vegjël  dhe tokat e thata dhe vërshimi i tyre lokal. Gjatë rrethanave të tilla, paralajmërojmë  në lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve më të vegjël dhe vendeve të thata  nëpër vend”, ka informuar DPHM. sa/

Back to top button
Close
Close