EvropëEvropë.PortalSport.Slajder

Dramë me pengje në një bankë në Moskë

Në filialin e "Alfa Bank" në qendër të Moskës, një person i panjohur mban pengjë disa persona, publikuan mediumet lokale.

Moskë, 23 maj 2020 (MIA) – Në filialin e “Alfa Bank” në qendër të Moskës, një person i panjohur mban pengjë disa persona, publikuan mediumet lokale.

Sipas burimeve jozyrtare, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe në vijim janë negociata me sulmuesin.

Sulmuesi ka hyrë në filialin e bankës tregtare dhe ka filluar të kërcënohet se do të aktivizojë mjet shpërthyes. Ai ka kërkuar që dyert menjëherë të bllokohen dhe me dhunë ka mbajtur disa nga të punësuarit, njoftojnë mediumet ruse duke iu referuar burimeve policore.

Sipas RIA Novosti, sulmuesi mban gjashtë pengje.

Tërë rajoni rreth bankës momentalisht është i bllokuar. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close