Korrespondentë MKDKulturëKulturë.PortalLajme nga komunat

Drama “Nepotizëm” do të shfaqet premierë nga mesi i qershorit

Njëra nga dy shfaqjet që janë aprovuar nga programi për vitin 2021 të Qendrës kulturore në Kërçovë është drama në gjuhën shqipe "Nepotizëm" e shkruar nga Kristo Flloqi dhe në regji të Rrahim Ramadanit, do të interpretohet premierë nga mesi i qershorit.

Kërçovë, 23 prill 2021 (MIA) – Njëra nga dy shfaqjet që janë aprovuar nga programi për vitin 2021 të Qendrës kulturore në Kërçovë është drama në gjuhën shqipe “Nepotizëm” e shkruar nga Kristo Flloqi dhe në regji të Rrahim Ramadanit, do të interpretohet premierë nga mesi i qershorit.

Regjisori Ramadani përkujtoi se këto ditë u takua me drejtorin e Qendrës kulturore, Mazllam Osmani dhe u informua se të gjitha aktivitetet e teatrove në vend janë ndalur deri më 27 prill dhe nëse diçka nuk ndryshon, atëherë mund të planifikohet përgatitja e shfaqjes.

“Shfaqja e dramës “Nepotizëm” me tekst të Kristo Flloqit sipas planeve tona, do të shfaqet premierë në mes të qershorit, nëse masat ekzistuese mbeten në fuqi, atëherë do të duhet të përgatisim premierën për një datë të mëvonshme. Përndryshe, data e caktuar fillimisht mbetet në qershor, deri kur na mbetet kohë ta përgatisim mirë këtë tekst dramatik”, thotë regjisori Ramadani. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close