BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiKorrespondentë MKD

Dorëzohen kartelat për “naftë të gjelbër” në rajonin e Strumicës

Në rajonin  e Strumicës sot ishin dorëzuan   kartelat për "naftë të gjelbër"  për të gjithë shfrytëzuesit e rinj nga ky rajon,  përkatësisht për të gjithë ato  të cilët për herë të parë  këtë vit e shfrytëzojnë  masën,  ata të cilët i kanë dëmtuar ose humbur  kartelat paraprake.

Strumicë, 11 korrik 2020 (MIA) – Në rajonin  e Strumicës sot ishin dorëzuan   kartelat për “naftë të gjelbër”  për të gjithë shfrytëzuesit e rinj nga ky rajon,  përkatësisht për të gjithë ato  të cilët për herë të parë  këtë vit e shfrytëzojnë  masën,  ata të cilët i kanë dëmtuar ose humbur  kartelat paraprake.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski deklaroi se tashmë nga fillimi i javës së ardhshme , përmes  njësive rajonale të MBPEU-së , do të ndahen  edhe kartelat tjera të reja  në të gjitha rajonet në shtet. Ai tha se  ata të cilët tashmë kanë kartela  nga  viti i kaluar, sipas automatizmit do të mbushen  dhe do të mund të fillojnë  me përdorim të kartelave, përkatësisht të marrin “eurodizel për mekanizëm bujqësor”.

Ai informon se të drejtën e shfrytëzimin  të kësaj mbështetje  e kanë të gjithë bujqit  të cilët ishin shfrytëzues të subvencioneve sipas programit të vitit 2019.

Dimkovski informon se vitin e kaluar  bashkëfinancimi  i shpenzimeve për furnizim të “naftës së gjelbër” për mekanizëm bujqësor  ishte 30%, ndërsa këtë vit mbështetja është rritur në 50%.

Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore theksoi se  bujqit  të cilët kanë kartela nga viti i kaluar,  do të mund të marrin eurodizel karburant tashmë nga dita e hënë pas orës 10. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close